Ndërlidhjet

Jepen 70 milionë dollarë ndihma për Sirinë


Harta e Sirisë
Harta e Sirisë
Trupi më i madh islamik ka thënë se po përgatit një ndihmë humanitare në vlerë prej 70 milionë dollarësh për të ndihmuar rreth një million njerëz të prekur nga dhuna në Siri.

Organizata për Bashkëpunim Islamik, anëtare e së cilës është edhe vetë Siria, tha se po punon me një program të OKB-së për të dërguar furnizimet ushqimore të nevojshme si dhe ndihma mjekësore.

OKB-ja thotë se më shumë se një milionë njerëz janë prekur nga ngjarjet në Siri dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare. Sipas OKB-së që nga aksionet e qeverisë të nisura një vit më parë kundër protestuesve opozitarë, në Siri janë vrarë mbi 9 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG