Ndërlidhjet

Sulmohet aeroporti i Jemenit


Aeroporti në Sana - foto arkiv.
Aeroporti në Sana - foto arkiv.
Sulmues besnikë të presidentit të rrëzuar të Jemenit kanë sulmuar ndërtesat në aeroportin kryesor të vendit me armë kundër-ajrore, duke i detyruar autoritetet që ta mbyllin atë, kanë deklaruar zyrtarët.

Sulmi ka ardhur si reagim ndaj shkarkimit të shefave ushtarakë, të emëruar nga ish-presidenti Ali Abdullah Saleh.

Rrethimi vë në pah sfidat, me të cilat përballet presdienti i ri i Jemenit, i cili u zotua se do ta spastrojë ushtrinë, mekanizmat e sigurisë dhe Qeverinë nga besnikët e Salehut.

Ndryshe, Abed Rabo Mansur Hadi i ka shkarkuar katër guvernatorë dhe dhjetëra gjeneralë ushtarakë për “t’i hapur rrugë zyrtarëve të rinj”.

Gjenerali i Forcave Ajrore, Muhamed Saleh al-Ahmar, vëllai i ish-presidentii Ali Abdullah Saleh, dhe kreu i gardës presidenciale, që është nip i ish-presidentit, janë në mesin e të shkarkuarve.

Gjatë pushtetit të tij që zgjati më shumë se 30 vjet, presidenti Saleh u kishte dhënë pozita të rëndësishme në Qeveri të afërmve të tij.

Pas protestave të dhunshme në vitin e kaluar, Saleh qe pajtuar që të dorëzojë pushtetin.

Hadi është bërë president në muajin shkurt, në zgjedhjet në të cilat ai ishte i vetmi kandidat.

Edhe pas zgjedhjes së tij, janë zhvilluar protesta në kërkim të spastrimit të ushtrisë nga të afërmit e Salehit.(a.i.)
XS
SM
MD
LG