Ndërlidhjet

Sulm fatal ndaj stafit, ndalohet transporti publik në Bruksel


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Autoriteti i transportit publik në Bruksel ka ndaluar të gjithë autobusët, tramvajët dhe trenat e metros në kryeqyetin belg, pasi një kontrollues autobusi u rrah për vdekje, pas një aksidenti trafiku.

Zëdhënësja Fransua Ledune tha se viktima 56 vjeçare është dërguar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë.

Ledune tha se kontrolluesi ishte sulmuar pasi që ishte ftuar në vendin e aksidentit ku ishte ndeshur një autobus me një makinë private. Ai ishte goditur nga një shok i ngasësit të makinës.

I dyshuari është arrestuar.

Ka reaguar dhe kryeministri Elio Di Rupo, i cili ka thënë se “dhuna nuk ka vend në shoqërinë belge”.
XS
SM
MD
LG