Ndërlidhjet

Shkon në 80 numri i vitkimave në Siri


Nga luftimet në Hama, Siri,mars, 2012
Nga luftimet në Hama, Siri,mars, 2012
Aktivistët e opozitës siriane thanë se të paktën 80 persona janë vrarë të shtunën nga forcat qeveritare.

Observatori Sirian me bazë në Londër tha se shumica e vrasjeve kanë ndodhur në zonën al-Latmana në provincën qendrore të Hamës. Në mesin e viktimave ka edhe gra dhe fëmijë.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun ka dënuar të premten sulmet e vazhdueshme të forcave qeveritare siriane në qytetet e kontrolluara nga grupet opozitare.

Ai ka thënë se ato “shkelin” marrëveshjen me Këshillin e Sigurimit të OKB-së për tërheqjen e trupave.

Ban tha se marrëveshja e presidentit sirian Bashar al-Asad për të ndërprerë përdorimin e armëve të rënda më 10 prill nuk “është justifikim për vrasjet e vazhdueshme” deri në atë kohë.
XS
SM
MD
LG