Ndërlidhjet

Vatikan: Papa e fillon meshën e Pashkëve


Papa Benedikti i 16-të
Papa Benedikti i 16-të
Papa Benedikti i 16-të e ka filluar meshën tradicionale ndërmjet së shtunës dhe të dielës në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, duke tërhequr vërejtjen se njerëzimi po ecën nëpër errësisë, duke mos qenë i aftë ta dalloj të mirën nga e keqja.

“Jeta është më e fortë se vdekja. E mira është më e fortë se e keqja. Dashuria është më e fortë se urrejta. E vërtea është më e fortë se gënjeshtra”, tha Papa në Bazilikën e Shën Pjetrit, që ishte e mbushur përplotë me besimtarë.

I veshur në të bardhë, si simbol i jetës së re, ai, megjithatë ka tërhequr vërejtjen se “errësira paraqet kërcënim real për njerëzimin”.

“Nëse Zoti dhe vlerat morale, dallimi ndërmjet së mirës dhe së keqes, mbeten në errësirë, atëherë të gjitha dritat e tjera, të cilat kanë lindur vepra të pabesueshme teknike, paraqesin jo vetëm përparim, por neve dhe botën nga ekspozojnë edhe para rreziqeve”, tha Papa dhe shtoi se besimi është “përndritje e vërtetë”.

Papa Benedikti i 16-të sot e udhëheq edhe meshën tradicionale me rastin e Pashkëve në Sheshin e Shën Pjetrit, e pasajt nga terasa e Bazilikës e dërgon mesazhin “Urbi et orbi” (Qytetit dhe botës).
XS
SM
MD
LG