Ndërlidhjet

Presidenti i Pakistanit arriti për vizitë në Indi


Kryeministri i Indisë Manmohan Singh (djathats) përshëndetet me presidentin e Pakistanit Asif Ali Zardari

Kryeministri i Indisë Manmohan Singh (djathats) përshëndetet me presidentin e Pakistanit Asif Ali Zardari

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, e ka filluar sot një vizitë jozyrtare në Indi, që përfshinë edhe një drekë pune me kryeministrin e Indisë, Manmohan Singh.

Zyrtarët pakistanezë dhe të Indisë, këtë vizitë e përshkruajnë si “private” dhe një mundësi për zotin Zardari që të vizitoj një tempull të rëndësishëm mysliman në Ajmer.

Zyrtarët nga të dy vendet kanë tërhequr vërejtjen kundër rritjes së shpresave për ndonjë kthim në raportet ndërjmet Pakistanit dhe Indisë, megjithë drekën ndërmjet Zardarit e Singhut.

Megjithatë, kjo është vizita e parë e një kryetari të shtetit të Pakistanit në Indi, prej vitit 2005.
XS
SM
MD
LG