Ndërlidhjet

AAK: Dënohet ashpër sulmi kriminal në veri të Mitrovicës


Mbështetës të AAK-së
Mbështetës të AAK-së
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përcjellë indinjatën e saj të thellë për sulmin me eksploziv ndaj një familjeje shqiptare në lagjen e Tre Rrokaqiejve, në veri të Mitrovicës, ku e humbi jetën një qytetar shqiptar dhe ku u lënduan familjarët e tij.

Mëtutje, në njoftimin e AAK-së, thuhet se duke e konsideruar këtë si një akt të rëndë kriminal, AAK ndan dhimbjen e saj të thellë me të afërmit e viktimës, kurse personave të lënduar iu uron shërim sa më të shpejtë.

AAK fton institucionet kompetente që t’i përdorin të gjithë mekanizmat për mbrojtjen e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, për identifikimin dhe kapjen sa më të të shpejtë të kryesve të këtij akti barbar.

Sipas AAK-së, akte të tilla kriminale janë të patolerueshme dhe po e rëndojnë përditë jetën e qytetarëve tanë në veri të vendit, duke e shndërruar veriun në oazë të krimit, mungesës së ligjit, rendit dhe të sigurisë.
XS
SM
MD
LG