Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës e dënon aktin terrorist në veri të Mitrovicës


Pamje nga mbledhja e qeverisë së Kosovës

Pamje nga mbledhja e qeverisë së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon aktin terrorist, në të cilin humbi jetën një qytetar, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ky akt i drejtuar ndaj jetës, lirisë dhe pronës së qytetarëve, është një akt kriminal dhe terrorist, ndaj të cilit Qeveria e Kosovës shpreh indinjatë dhe angazhohet për ndriçimin e tij, ndërsa kërkon që kapja e aktorëve dhe dënimi i tyre të bëhet sa më shpejt.

Mëtutje, në njoftim theksohet se kryeministri ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë së Kosovës dhe nga organet e ndjekjes, që të bëjnë çmos që aktorët e këtij akti terrorist, të kapen dhe të marrin dënimet e merituara nga ana drejtësisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj të vendosur në luftën kundër të gjithë atyre që rrezikojnë jetën, lirinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, thuhet në fund të njoftimit të qeverisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG