Ndërlidhjet

LDK e dënon ashpër sulmin në familjen Haradinaj në veri


Ilustrim

Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër sulmin me ekzpoziv në familjen Haradinaj, te Tre Rrokaqijetë, në veri të Mitrovicës, sulm në të cilin humbi jetën Selver Haradinaj dhe u plagosën bashkëshortja dhe fëmijët e tij, thuhet në një njoftim për media nga LDK-ja.

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh ngushëlllimet më të sinqerta për familjarët e viktimës dhe ndan dhembjen e thellë me ta.

Mëtutje, në njoftim therksohet se ky akt kriminal duhet të hetohet sa më parë që të jetë e mundur dhe kriminelët të nxirren para organeve të drejtësisë. U takon organeve të rendit të Republikës së Kosovës dhe pranisë ndërkombëtare që sa më parë ta zbardhin rastin.

Lidhja Demokrate e Kosovës vlerëson se aktet e tilla kriminale, që marrin jetë qytetarësh dhe që lëndojnë të tjerë, janë të patoletueshme dhe se institucionet përkatëse duhet të punojnë shumë dhe në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar siguri për qytetarët shqiptarë në atë pjesë të Republikës së Kosovës, thuhet në fund të reagimit të LDK-së.
XS
SM
MD
LG