Ndërlidhjet

Zhbogar: I shokuar me vrasjen e Selver Haradinajt


Samuel Zhbogar

Samuel Zhbogar

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, tha se është “i shokuar” me vrasjen e Selver Haradinajt në Mitrovicë, sot herët në mëngjes.

“Isha i shokuar kur dëgjova për eksplodimin që e vrau zotin Selver Haradinaj në Mitrovicë, sot herët në mëngjes”, tha Zhbogar në një deklarë për media.

Pasi e ngushëlloi familjen, ai theksoi se ka njohuri se “Euleks-i po zhvillon hetime të përbashkëta me autoritetet e Kosovës. Shpresoj se do të kenë sukses shpejt. Njëherësh, apeloj te të gjitha komunitetet, që të mbesin të qetë dhe këtë çështje ta lënë në duart e policisë”.
XS
SM
MD
LG