Ndërlidhjet

logo-print

Krasniqi: Akti kriminal në Mitrovicë – i papranueshëm


Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka dënuar aktin e mbrëmshëm kriminal ndaj familjes Haradinaj në lagjen e Tre Rrokaqejve në Mitrovicë.

Në deklaratën për media, ai pos tjerash, theksoi se “aktet e tilla kriminale, janë krejtësisht të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë rendit, qetësisë, dhe një shoqërie të civilizuar. Këto vepra të shëmtuara, krijojnë pasiguri te qytetarët e pjesës së veriut të Republikës së Kosovës, dhe si të tilla janë të dënueshme”.

Mëtutje ai ka shprehur besimin se “organet shtetërore kompetente do të angazhohen maksimalisht, për t’i kapur dhe për t’i vënë para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e Selver Haradinajt, dhe plagosjen e familjes së tij”.

“Në emër të Kuvendit te Republikës se Kosovës, dhe në emrin tim, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes Haradinaj”, thuhet në fund të deklaratës së zotit Krasniqi.
XS
SM
MD
LG