Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan, SHBA: U nënshkrua marrëveshja për operacione speciale


Xhon Allen dhe Abdul Rhim Vardak e nënshkruajnë marrëveshjen në Kabul

Xhon Allen dhe Abdul Rhim Vardak e nënshkruajnë marrëveshjen në Kabul

Zyrtarët afganë kanë shpallur sot se është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Afganistanit dhe Shteteve të Bashkuara, me të cilën forcat afgane e marrin përgjegjësinë për ndërhyrjet e natës.

Ky memorandum u nënshkrua sot para gazetarëve nga ministri i mbrojtjes i Afganistanit, Abdul Rahim Vardak, dhe komandanti i forcave amerikane në këtë vend, Xhon Allen.

Sipas marrëveshjes, forcat e Shteteve të Bashkuara do të luajnë rol mbështetës në ndërhyrje.

Vardak tha se ky dokument është i “hap i rëndësisë fundamentale drejt sovranitetit kombëtar afgan”.

Ndërhyrjet e natës shpeshherë ishin pikë e mospajtimeve ndërmjet Kabulit e Uashingtonit.

Shumë afganë ankohen se bastisjet e udhëhequra nga focat e jashtme e dhunojnë karakterin privat të familjes dhe nuk paraqesin respekt për femra.

Këto ndërhyrje kanë bërë që njerëzit të ndjehen të fyer.
XS
SM
MD
LG