Ndërlidhjet

Egjipt: Ish shefi i agjentëve thotë se nuk e ka mbështetjen e ushtrisë


Omar Suleiman
Omar Suleiman
Ish shefi i agjentëve në Egjipt, Omar Suleiman, i cili ka kandiduar për zgjedhjet presidenciale, thotë se nuk e ka mbështetjen e ushtrisë së Egjiptit.

Zoti Suleiman, 74 vjeçar, e ka shpallur kandidaturën javën e kaluar dhe për më pak se dy ditë ka mbledhur 30 mijë nënshkrime, që është dyfishi i numrit të kërkuar të nënshkrimeve për të konkurruar.

Analistët thonë se përvoja e tij ushtarake ka sugjeruar se ai e ka mbështetjen e ushtrisë, e cila është aktualisht në pushtet në Egjipt, pas përmbysjes së presidentit të atëhershëm Hosni Mubarak, në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Por, në intervistën e sotme për të përditshmen shtetërore, Al-Akhbar, Omar Suleimani tha se Këshilli ushtarak nuk e mbështet atë.

Vlerësohet se Suleimani, që ishte bërë zëvendës president nga Mubaraku, në ditët e tij të fundit të sundimit prej tri dekadash, e simbolizon sigurinë e ashpër të regjimit nga ajo periudhë.
XS
SM
MD
LG