Ndërlidhjet

Djali i Gadafit nuk i dorëzohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale


Seif al-Islam Gadafi

Seif al-Islam Gadafi

Seif al-Islam Gadafi, djali i ish liderit të Libisë, Muamer Gadafi, nuk do t’i dorëzohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale, thanë autoritetet në Tripoli.

Ministri i drejtësisë, Ali Ashour, tha se Seif al-Islam, do të gjykohet për korrupsion financiar dhe krime të vrasjes dhe dhunimit brenda në Libi, nga gjyqtarët e Libisë.

Seif al-Islam mbetet në një burg sekret të kryengritësve Zintan, të cilët djalin e Gadafit e kishin zënë vitin e kaluar.

Gjykata Ndërkombëtare Penale thotë se ka juridiksion në këtë rast dhe dëshiron që Tripoli ta dorëzoj atë.

Kjo gjykatë, me seli në Hagë, e ka refuzuar kërkesën e Libisë për shtyrjen e dorëzimit të tij.

Vitin e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale e kishte publikuar një fletarrest për Muamer Gadafin, Seif al-Islamin dhe Abduallah al-Senusi, i cili ishte arrestuar muajin e kaluar në Mauritani.
XS
SM
MD
LG