Ndërlidhjet

HRW: Qeveria e Sirisë i ka ekzekutuar civilët


I dërguari ndërkombëtar për Sirinë Kofi Anan
I dërguari ndërkombëtar për Sirinë Kofi Anan
Grupi Human Rights Watch thotë se forcat e qeverisë së Sirisë i kanë ekzekutuar më se 100 vetë, shumica prej tyre civilë.

Ky grup për të drejta të njeriut, me seli në Nju Jork, në raportin e publikuar sot, thotë se në këtë përfshihen disa ekzekutime masive në provincat kryengritëse Homs dhe Idlib.

Grupi thotë se i ka përfshirë vetëm rastet e vërtetuara nga dëshmitarët, por ka marrë më tepër raporte për incidente të ngjashme.

Ekzekutimet janë bërë gjatë katër muajve të kaluar, ndërsa shumica kanë ndodhur në muajin mars.

Nga ana tjetër, një plan i ndërmjetësuar ndërkombëtarisht për ndaljen e dhunës me gjakderdhje 13 mujore në Siri, duket se mund të dështoj, pasi qeveria e presidentit Bashar al-Asad, ka shtuar kërkesa të reja, të cilat janë hedhur poshtë menjëherë nga grupi më i madh i kryengritësve.

Plani i armëpushimit, i ndërmjetësuar nga i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan, supozohej të hynte në fuqi më 10 të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG