Ndërlidhjet

Beograd: Përleshje me protestuesit anti-romë

  • RFE /RL

Policia e Serbisë - foto nga arkivi

Policia e Serbisë - foto nga arkivi

Policia thotë se 14 vetë janë plagosur në përleshjet ndërmjet pjesëtarëve të policisë dhe personave që gjuanin me gurë, në shenjë të protestës kundër vendbanimit të ri të romëve në një lagje të Beogradit.

Policia tha të hënën se 12 pjesëtarë të saj dhe dy protestues janë plagosur në përleshjet e së dielës.

Policia ishte përpjekur ta mbrojë venbanimin për romët, të cilët do të vendosen këtu nga një lgje joformale e tyre, në një pjesë të qendrës së Beogradit.

Vlerësohet se në Serbi jetojnë afro 500 mijë romë, ose 7% të popullatës.

Prej vitit 2009, së paku shtatë dëbime me forcë nga vendbanimet joformale të romëve kanë ndodhur në kryeqytetin e Serbisë.

Siç raporton agjencia AP nga Beogradi, romët në Serbi, përfshirë edhe ata që u larguan nga Kosova pas luftës së vitit 1999, shpeshherë ballafaqohen me keqtrajtim nga ekstremistët serbë dhe grupet nacionaliste.(f.b.)
XS
SM
MD
LG