Ndërlidhjet

Titanik: Rikrijimi i skenave të 100 vjetëve më parë


Karl Grant, 11 vjeç, nga Belfasti, në ceremoninë e 100 vjetorit të Titanikut...
Karl Grant, 11 vjeç, nga Belfasti, në ceremoninë e 100 vjetorit të Titanikut...
Pasardhësit e rreth 1,500 njerëzve të mbytur gjatë fundosjes së Titanikut një shekull më parë, ishin në mesin e udhëtarëve që u nisën me një anije, e cila ndjek rrugën e njejtë që Titaniku ndoqi më 1912-ën.

Disa prej tyre të veshur me kostume të asaj periudhe, nisën udhëtimin me MS Balmoral nga Southamptoni, duke rikrijuar kësisoji skena të ngjashme me ato që mbahen në mend para 100 vitesh.

Më 10 prill 1912, Titanku hoqi spirancën, për të nisur rrugëtimin nga Southamptoni i Anglisë drejt Nju Jorkut.

Më 14 prill, anija goditi një ajsberg dhe u fundos tërësisht në orët e hershme të mëngjesit të 15 prillit, më 1912.

Nga 2,223 udhëtarë dhe pjesëtarë personeli, anija, për të cilën thuhej se ishte e pamundur të fundosej, morri jetën e 1,517 personave.

Klasa e tretë ishte ajo e cila pësoi më së shumti humbje, nga 710 syresh, vetëm 174 mbijetuan.

Milvina Din, mbijetuesja e fundit e tragjedisë, vdiq më 2009, në moshën 97 vjeçare.

Ajo ishte foshnje nëntë javëshe kur anija goditi ajsbergun.

Ndryshe, mbetjet e Titanikut këtë muaj do të merret nën mbrojtjen e UNESKO-s, pasi kanë qëndruar në fund të Oqeanit Atlantik, për 100 vjet.

Mbetja, e zbuluar në vitin 1985, qëndron në ujërat ndërkombëtare dhe nuk i nënshtrohet mbrojtjes së asnjë shteti.

Por, pas një shekulli, mbetja e anijes së fundosur u vendos t'i takojë juridiksionit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Nënujore nga viti 2009. (a.v.)



XS
SM
MD
LG