Ndërlidhjet

Egjipt: Shpërthim në gazjellësin për Jordani dhe Izrael


Ilustrim
Ilustrim
Një shpërthim e ka goditur sot një gazsjellës në Egjipt, i cili i shërben Izraelit dhe Jordanisë.

Raportohet se ky është eksplodimi i 14-të i tillë në këtë gazsjellës, prej kryengritjes nga e cila u përmbys ish presidenti Hosni Mubarak, vitin e kaluar.

Shpërthimi ndodhi në pjesën veriore të Sinajit afër qytetit bregdetar në Mesdhe, Al – Arish.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthim.

Gazsjellësi nuk është në përdorim prej 5 shkurtit kur u godit nga një eksplodim.
XS
SM
MD
LG