Ndërlidhjet

Mitrovicë: Serbët e pengojnë vendosjen e shtëpizave policore


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës
Njëri nga përfaqësuesit e serbëve në veri të Mitrovicës, Marko Jakshiq, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, se serbët në këtë pjesë të qytetit i kanë zhvendosur kontejnerët e policisë në afërsi të Tre Rrokaqiejve, meqë “janë kundër pranisë së pjesëtarëve të policisë nga stacioni jugor”.

Sipas tij, komuniteti serb në veri nuk ka gjë kundër që në atë pjesë të vendosen kontejnerët e policisë, por ky komunitet “kërkon që aty të jenë të pranishëm edhe policët e stacionit verior të policisë”.

“Pse të mos e kërkojnë një gjë të këtillë serbët? Pse Policia e Kosovës nga jugu përzihet ne resoret dhe përgjegjësitë e pjesës veriore të qytetit? E gjithë kjo që është në veri të lumit Ibër është përgjegjësi e policisë se veriut të qytetit dhe duhet t’u përmbahemi këtyre parimeve dhe argumenteve”, ka thënë Jakshiq.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se qindra serbë e kanë penguar vendosjen e shtëpizave të policisë në veri, vendosjen e të cilave e ka kërkuar Prishtina zyrtare, pas vrasjes së një qytetari shqiptar në veri të qytetit.
XS
SM
MD
LG