Ndërlidhjet

Rusi: Tërhiqen akuzat kundër një mjeku në rastin Magnicki


Pamje nga Moska
Pamje nga Moska
Komiteti Hetues i Rusisë thotë se i ka tërhequr akuzat kundër një mjeku të implikuar në vdekjen në burg të avokatit të njohur, Sergej Magnicki.

Ky komitet tha sot se e ka mbyllur hetimin kundër mjekes, Larisa Litvinova, për shkak të kalimit të afatit të paraparë ligjor.

Avokati Magnicki vdiq në vitin 2009, në moshën 37 vjeçare, nga një sëmundje akute e patrajtuar, derisa mbahej në një burg famëkeq të Moskës.

Sergej Magnicki, që kishte punuar për një Fond investues perëndimor, ishte arrestuar pasi i kishte akuzuar zyrtarët për vjedhje të taksave.

Pas kësaj, nga autoritetet, ai ishte akuzuar për vjedhje dhe ishte burgosur.

Mjekja Litvinova ishte njëra ngy dy mjekët që ballafaqohen me akuza për vdekjen e tij.

Por, tash kur akuzat për shkaktim të vdekjes nga neglizhenca ndaj saj janë tërhequr, në burg mbetet mjeku tjetër, Dmitri Kratov, që poashtu, ballafaqohet me akuza për neglizhencë.
XS
SM
MD
LG