Ndërlidhjet

Vritet një gazetar libanez


Homs, Siri, prill, 2012
Homs, Siri, prill, 2012
Një gazetar libanez është vrarë të hënën afër kufirit libanezo-sirian.

Ali Shaban, një kamerman që punonte për kanalin televiziv Al-Jadeed raportohet të jetë qëlluar përderisa po xhironte në zonën veriore Uadi Kaled në pjesën libaneze të kufirit.

Zyrtarët e sigurisë janë cituar të kenë thënë se të shtënat kanë ardhur nga pjesa siriane e kufirit.

Të hënën në mëngjes, dy sirianë dhe një përkthyes turk raportohet se janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri nga pjesa sirian e kufirit në një kamp refugjatësh në Turqinë jugore.

Incidentet vijnë ndërsa marrëveshja e arritur për armëpushim pas 13 muajsh të gjakderdhjes në Siri, duket se po dështon.

Plani i propozuar nga i dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe, Kofi Anan, parashihej që të hynte në fuqi më 10 prill.

Shpresat për një armëpushim, megjithatë u zbehën pasi që qeveria e Bashar al Asadit vendosi kushte të reja të cilat u refuzuan menjëherë nga grupet e kryengritësve.

Me planin për armëpushim forcat qeveritare është dashur të largohen nga qendrat e populluara të marten.

Kjo lëvizje do të pasohej me një armëpushim 48 orësh nga të dy palët.
XS
SM
MD
LG