Ndërlidhjet

logo-print

Publikohet në internet arkivi i Titanikut


Fundosja e Titanikut

Fundosja e Titanikut

Një faqe interneti ka publikuar më shumë se 200 mijë dokumente që lidhen me Titanikun, në shënimin e 100 vjetorit të fundosjes së anijes.

Përmbledhja, e publikuar nga uebfaqja për historinë e familjes britanike (Ancestry.co.uk) përfshin listën e pasagjerëve, si dhe testamentin e Eduard Smithit, kapitenit të anijes, dhe të tajkunëve amerikanë Benjamin Gugenheim dhe Xhon Xhakob Astor.

Që të tre burrat ishin në mesin e 1500 pasagjerëve dhe të ekipit, që vdiqën pasi që anija goditi një ajsberg në udhëtimin e saj për në Nju Jork dhe u fundos në Atlantikun Verior më 15 prill të 1912-tës. Në dosje ka qasje të lirë deri më 31 maj.
XS
SM
MD
LG