Ndërlidhjet

OSBE dënon dhunën në veri


Veri
Veri
Ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Eduard P. Xhozef dënoi sulmin e sotëm në një pikë kontrolli të policisë dhe incidentet e dhunshme të djeshme në Mitrovicë nga të cilat një person mbeti i vdekur dhe një tjetër u lëndua, thuhet në një njoftim të OSBE-së.

“Kolegët e mi në OSBE dhe unë jemi të shokuar nga sulmi i neveritshëm nga i cili u vra z. Selver Hajredinaj dje në Mitrovicë. Në emër të Misionit të OSBE-së, i shpreh ngushëllime familjes së tij dhe u dëshiron shërim të shpejtë të plagosurve nga bomba vdekjeprurëse,” tha Xhozef.

“Çdo incident që prek komunitetet është çështje për t’u brengosur. Unë i dëshiroj z. Vladimir Denovic shërim të shpejtë nga lëndimet e marra në një incident të ndarë dje në Mitrovicë”, citohet të ketë thënë Xhozef.

“Unë e mbështes dhe ripohoj apelin e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian Samuel Zbogar që të gjitha komunitetet që të mbesin të qetë dhe ta lënë çështjen në duar të policisë”, theksoi Xhozef.(a.i.)
XS
SM
MD
LG