Ndërlidhjet

Erdogan viziton Kinën


Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Rexhep Tajip Erdogan po viziton Pekinin në vizitën e parë zyrtare në 27 vjetët e fundit të një kryeministri turk në këtë vend.

Agjencia shtetërore e Kinës, Xinhua tha se Erdogan po udhëheq një delegacion prej 300 biznesmenësh, të cilët po kërkojnë investime me të mëdha kineze në Turqi dhe një eksport më të madh turk në Kinë.

Erdogan gjatë kësaj vizite takon kryeministrin kinez Uen Xhibao dhe presidentin Hu Xhintao.

Erdogan, njëri nga kritikët më fuqishëm të qeverisë siriane, tha se edhe kriza në Siri do të jetë në fokus të bisedimeve.
XS
SM
MD
LG