Ndërlidhjet

Rritet në 36 numri i viktimave në Nigeri


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Zyrtarët e Nigerisë thanë se numri i të vdekurve nga një sulm me auto-bombë afër një kishe gjatë Pashkëve të së dielës është rritur në 36.

Autoritetet thanë e 20 persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa 16 të tjerë në spital.

Policia dhe dëshmitarët kanë thënë se një person ka tentuar që ta fusë një makinë me eksploziv brenda kishës, por pasi që është penguar nga policia, është kthyer, por bombat kanë shpërthyer.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dyshohet në sektin islamik radikal nigerian Boko Haram.

Grupi njihet për sulme të tilla gjatë festave të krishtera.
XS
SM
MD
LG