Ndërlidhjet

UNMIK dënon vrasjen e Haradinajt


Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif
Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif
Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif e ka dënuar sulmin në veri të Mitrovicës, me ç’rast ka vdekur Selver Haradinaj, ndërsa janë plagosur 5 anëtarët e tij të familjes.

Farid Zarif ka thënë se “akte tjera të dhunës nuk duhet të tolerohen, meqë ato, e kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e Kosovës”.

Ai bëri thirrje për bashkëpunim të plotë në gjetjen e atyre që janë përgjegjës për sulmin ndaj familjes Haradinaj.
XS
SM
MD
LG