Ndërlidhjet

Polakët akuzojnë Rusinë për vdekjen e Kazinskit


Pamje nga aeroplani i rrëzuar, 10 prill, 2010
Pamje nga aeroplani i rrëzuar, 10 prill, 2010
Polakët kanë protestuar afër ambasadës ruse në Varshavë, duke thënë se rrëzimi i aeroplanit në vitin 2010, që vrau presidentin polak Leh Kazinski dhe 95 persona tjerë, s’ishte aksident, por vrasje.

Protestuesit kanë djegur fotografitë e kryeministrit rus Vlladimir Putin.

Protesta në kryeqyetin polak vjen në prag të përvjetorit të aksidentit të 10 prillit, të vitit 2010.

Protestuesit thanë se nuk besojnë se rrëzimi ishte aksident, ndërsa hetimet e autoriteteve ruse dhe të një komisioni qeveritar polak kanë përfudnuar.

Shumica e protestuesve ishin mbështetës të Jaroslav Kazinskit, vëllait binjak të presidentit të ndjerë, i cili po ‘ushqen’ teoritë e vrasjes.
XS
SM
MD
LG