Ndërlidhjet

Arrestohen kryesit e "plaçkitjes së shekullit"


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Policia e Serbisë ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për pjesëmarrje në grabitjen e një dërgese prej 850 mijë eurosh në vitin e kaluar në Beograd.

Drejtori i Policisë Milorad Veljoviq u ka konfirmuar mediave të Beogradit se deri më tani janë arrestuar gjashtë persona, me në krye Urosh Petroviqin dhe Nenad Kurilon, të cilët janë të dyshuar se vitin e kaluar ndërprenë transportin e kompanisë për transport të të hollave "Securitas services" dhe konfiskuan 850 mijë euro.

Petroviq u arrestua më Zlatibor, e Kurilo në Novi Sad, ndërsa arrestimet tjera u bënë në Beograd dhe në Kragujevc

"Vjedhja e shekullit" siç u quajt në media, ndodhi më 10 mars të vitit të kaluar, kur një grup prej gjashtë grabitësish të armatosur me maska, xhaketa antiplumb dhe armë automatike grabitën paratë nga dy automjete të kompanisë së transportit.
XS
SM
MD
LG