Ndërlidhjet

Siria përballet me afatin e fundit për tërheqje trupash


Tanket e armatës siriane në Homs, Siri, prill 2012
Tanket e armatës siriane në Homs, Siri, prill 2012
Siria po përballet me afatin e fundit për tërheqjen e trupave nga qytetet si pjesë e planit të paqes të të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan.

Tërheqja duhet të çojë në një armëpushim 48 orësh mes forcave qeveritare dhe atyre të kryengritësve.

Megjithatë, aktivistët thanë se ka pasur një rritje të dhunës dhe nukka pasur asnjë shenjë të tërheqjes.

Një ditë më parë, forcat qeveritare u raportua se kanë shtënë në zonat kufitare brenda Libanit dhe Turqisë, duke vrarë një kameraman në Liban dhe të paktën dy njerëz në një kamp refugjatësh në Turqi.

Raportohet se brenda Sirisë janë vrarë 150 njerëz.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun tha se është i "alarmuar" nga raportet për eskalim dhune.

Turqia tha se do të ndërmarrë “masat e duhura” po që se përsëriten sulmet.
XS
SM
MD
LG