Ndërlidhjet

Koreja Veriore gati për lansimin e raketës


Një ushtar bën roje afër raketës Unha-3 në bazën e lansimit, Kore Veriore, 08 prill 2012
Një ushtar bën roje afër raketës Unha-3 në bazën e lansimit, Kore Veriore, 08 prill 2012
Zyrtarët e Koresë Veriore thanë se të gjitha përgatitjet për lansimin e satelitit janë kompletuar.

Zyrtarët e hapësirës thanë në një konferencë të rrallë për gazetarë, në të ciën morën pjesë edhe gazetarët e huaj, se lansimi do të bëhet siç është planifkuar, si pjesë e manifestimeve për ditëlindjen e presidentit të ndjerë Kim Il Sung.

Koreja Veriore, që është e pajisur me armë bërthamore, ka thënë më herët se planifikon që të lansojë satelitin nga 12 deri me 16 prill, për të shënuar njëqindvjetorin e lindjes së Kimit.

Koreja Veriore këmbëngul se lansimi ka të bëjë me një projekt paqësor hapësinor, por SHBA dhe Koreja Jugore e sheh këtë si një maskim për një provë raketore, që do të shkilte rezolutën e OKB-së dhe do të nxiste provokime.

Mediat e Koresë Jugore raportuan se Koreja Veriore për përgatitet për një provë të tretë bërthamore.
XS
SM
MD
LG