Ndërlidhjet

Gjykata Evropiane lejon ekstradimin e të dyshuarve për terrorizëm


Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Strasburg, Francë
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Strasburg, Francë
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vendosur se Britania mund të ekstradojë klerikun radikal mysliman, të lindur në Egjipt, dhe katër të dyshuar tjerë për terrorizëm në Shtetet e Bashkuara.

Gjykata në Strasburg vendosi se “nuk ka shkelje të të drejtave të njeriut”, nëse Mustafa Kemal Mustafa, i njohur edhe si Abu Hamza al-Masri, dhe katër të tjerët, ekstradohen në SHBA.

Gjykata iu dha të dyshuarve tre muaj kohë për të apeluar vendimin.

Sipas akuzave të ngritura nga SHBA, të dyshuarit mund të përballen me dënim të përjetshëm në burg me siguri maksimale.

Abu Hamza akuzohet për një numër krimesh terroriste, përfshirë edhe ngritjen e një kampi trajnues terrorist në SHBA.

Gjykatësit thanë se do të shyrtojnë rastin e të dyshuarit të gjashtë, për shkak të problemeve të tij mendore.
XS
SM
MD
LG