Ndërlidhjet

"Anëtarësimi në NATO, varet nga vetë Bosnja"


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen është takuar sot në selinë e aleancës në Bruksel me kreun e presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, me të cilin ka biseduar për hapat që duhet të ndërmarrë Bosnja në mënyrë që në samitin e majit në Çikago të marrë dritën jeshile për planin aksional për pranim në aleancë.

Regjistrimi i të gjithë pronave të paluajtshme të mbrojtjes si pronë shtetërore është një nga kushtet kryesore të mbetura, para se Bosnja t’i bashkohet Planit Aksional për Anëtarësim të NATO-s.

“Ne mirëpresim arritjen e një marrëveshjeje politike në lidhje me pronat e mbrojtjes. Tash duhet të shohim zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje, dhe kur të ketë zbatim, zbatim praktik të saj, aleatët e NATO-s do të jenë të gatshëm që të aktivizojnë Planin Aksional të Anëtarësimit”, ka thënë Rasmusen.
XS
SM
MD
LG