Ndërlidhjet

Anan viziton refugjatët sirianë në Turqi


I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe në Siri, Kofi Anan

I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe në Siri, Kofi Anan

I dërguari ndërkombëtar në Siri, Kofi Annan ka arritur në Turqi për të vizituar kampet e refugjatëve përgjatë kufriti të Turqisë me Sirinë, citon AFP burimet diplomatike.

I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe pritet që të vizitojë kampet, ku të shtënat nga pjesa siriane e kufirit plagosën të hënën gjashtë persona në territorin turk.

Vizita e Ananit vjen pas një ftese të ministrit të jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, bërë gjatë fundjavës, pasi që një numër i madh refugjatësh kaluan nga Siria në Turqi, si pasojë e dhunës së fundit.

Siria po përballet me afatin e fundit për tërheqjen e trupave nga qytetet si pjesë e planit të paqes të të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan.

Tërheqja duhet të çojë në një armëpushim 48 orësh mes forcave qeveritare dhe atyre të kryengritësve.

Megjithatë, aktivistët thanë se ka pasur një rritje të dhunës dhe nuk ka pasur asnjë shenjë të tërheqjes.
XS
SM
MD
LG