Ndërlidhjet

Hejg: Siria s'po jep shenja për armëpushim


Syria -- A video grab shows Syrian army tanks stationed in the Qusur district of the flashpoint city of Homs, Apr2012
Syria -- A video grab shows Syrian army tanks stationed in the Qusur district of the flashpoint city of Homs, Apr2012
Siria nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do të respektojë marrëveshjen për planin e Paqes, ka thënë sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Hejg, derisa ka akuzuar regjimin për intensifikimin e sulmeve kundër opozitës.

“Nuk ka asnjë dëshmi deri më tash se regjimi i Asadit, ka ndërmend që të respektojë marrëveshjet e bëra”, tha Hejg.

Ai tha se sirianët kanë përdorur afatin kohor për të tërhequr forcat nga zonat urbane më 10 prill, si një “mbulesë për sulmet e intensikuara ndaj opozitës”.

Por, në anën tjetër, ministri i jashtëm sirian Ualid Muallem, gjatë një vizite në Rusi tha se disa njësi të armatës janë tërhequr nga disa zona dhe se një numër i të burgosurve janë liruar.

Ndërsa, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Siria ka mundur të jetë më “e vendosur” në zbatimin e planit të paqes.
XS
SM
MD
LG