Ndërlidhjet

Nikolliq e Vuçiq pritet të vizitojnë Mitrovicën


Nikolliq e Vuçiq në Mitrovicë, 29 shtator 2011

Nikolliq e Vuçiq në Mitrovicë, 29 shtator 2011

Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Tomisllav Nikolliq dhe zëvendësi i tij, Aleksandar Vuçiq, pritet të qëndrojnë të mërkurën në veri të Mitrovicës.

Këtë informacion e kanë konfirmuar përfaqësues të PPS-së në Mitrovicë.

Ata pritet të marrin pjesë në një tubim parazgjedhor që do të mbahet në Mitrovicë të mërkurën në orën 13:00.

Serbia ka shpallur zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale më 6 maj.

Tomisllav Nikoliq është kandidat për president.

Ndërsa, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, pas kritikave ndërkombëtare, Serbia ka sinjalizuar se do të heqë dorë; nuk dihet nëse një gjë të tillë do ta bëjë edhe për zgjedhjet tjera, për mbajtjen e të cilave thirret në parimin e dyshtetësisë.
XS
SM
MD
LG