Ndërlidhjet

Anan: Dhuna në Siri të përfundoj pa parakushte


Refugjatët sirianë protestojnë me këpucë në dorë kundër presidentit Bashar al-Asad në kampin e refugjatëve Hataj në Turqi

Refugjatët sirianë protestojnë me këpucë në dorë kundër presidentit Bashar al-Asad në kampin e refugjatëve Hataj në Turqi

I dërguari ndërkombëtar, Kofi Anan, tha se gjakderdhja në Siri duhet të përfundoj pa parakushte.

Këto komente ai i bëri sot në një konferencë për gazetarë, në kampin e refugjatëve të Sirisë në Turqi, Hataj, në pjesën juglindore të Turqisë.

“Më lejoni t’i bëjë thirrje qeverisë së Sirisë dhe palëve opozitare siriane që ta ndalin dhunën në harmoni me planin. Besoj se nuk duhet të ketë parakushte për ndaljen e dhunës. Kjo është diçka që na duhet ta bëjmë për popullin dhe për këtë vend”, tha Kofi Anan.

Sipas tij, duket se qeveria e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, nuk po i respekton përkushtimet e veta.

Ai tha se ka informacione që ushtria e Sirisë po tërhiqet nga disa hapësira, por poashtu, po lëvizë në pjesë të rajoneve të tjera.
XS
SM
MD
LG