Ndërlidhjet

Irak: Zëvendëspresidenti në kërkim arriti në Turqi


Tarik al-Hashemi
Tarik al-Hashemi
Zëvendëspresidenti i Irakut në arrati, Tarik al-Hashemi, ka arritur në Turqi. Mediat në këtë vend raportojnë se ai mbrëmë vonë arriti në Stamboll, pas vizitës në Katar dhe Arabi Saudite.

Tarik al-Hashemi, që është politikan i lartë sunit, është i kërkuar nga qeveria e dominuar shiite në Bagdad, për akuza se ka udhëhequr ekipe të vdekjes kundër pelegrinëve shiitë, zyrtarëve qeveritarë dhe forcave të sigurisë.

Qeveria e ka paraqitur një fletarrest për të në muajin dhjetor, duke e thelluar krizën politike dhe ndarjen sektare, vetëm disa ditë para tërheqjes së trupave të Shteteve të Bashkuara.

Tarik al-Hashemi i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se ato janë të motivuara politikisht.

Ai ishte arratisur në rajonin gjysmë autonom kurd në Irak.

Nuk ka informacione për agjendën e qëndrimit të tij në Turqi.
XS
SM
MD
LG