Ndërlidhjet

Rusi: Përleshje e policisë me aktivistët opozitarë


Oleg Shein dhe mbështetësin e tij tash e katër javë protestojnë kundër manipulimeve në zgjedhje në qytetin Astrakan të Rusisë
Oleg Shein dhe mbështetësin e tij tash e katër javë protestojnë kundër manipulimeve në zgjedhje në qytetin Astrakan të Rusisë
Policia është përleshur sot me aktivistët opozitarë në qytetin jugor rus, Astrakan, për shkak të tensioneve lidhur me rezultatet e kontestuara të zgjedhjeve lokale.

Aktivistët janë tubuar në mbështetje të pjesëtarit të partisë majtiste Partia Ruse, Oleg Shein, i cili sipas rezultateve zyrtare ka humbur nga kandidati i partisë në qeveri, Rusia e Bashkuar, në zgjedhjet e 4 marsit për prefekt të qytetit.

Shein tha se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe së bashku me një grup të mbështetësve e ka filluar një grevë urie para 25 ditësh.

Aktualisht 22 aktivistë refuzojnë ushqim dhe kërkojnë zgjedhje të reja.

Autori i blogjeve në Internet, Aleksej Navalni u është bashkuara protestuesve në Astrakan.

Prokurorët thanë se hetimet i kanë konfirmuar shkeljet në disa vendvotime, por ato nuk ishin të përhapura dhe nuk kanë pasur ndikim në rezultatin final të zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG