Ndërlidhjet

Irak: U arrestuan 11 militantë të dyshuar të al-Kaidës


Një grup i pjesëtarëve të dyshuar të al-Kaidës në Basra
Një grup i pjesëtarëve të dyshuar të al-Kaidës në Basra
Zyrtarët thonë se policia e Irakut ka arrestuar 11 pjesëtarë të dyshuar të al-Kaidës, lidhur me sulmet aktuale vdekjeprurëse në qytetin jugor Basra.

Shefi i policisë së këtij qyteti, Faisal al-Abadi, tha sot në një konferencë për shtyp, se forcat e Irakut kanë “depërtuar dhe e kanë shkatërruar al-Kaidën në jug”.

Sipas tij, në operacionin e kryer me shërbimet e inteligjencës, në shënjestër ishin liderët e të ashtuquajturës “Shteti Jugor i Organizatës Terroriste al-Kaida”.

Një video që u transmetua gjatë konferencës për gazetarë, tregonte pranimin e të dyshuarve të arrestuar, duke thënë se ata janë përgjegjës për sulme, përfshirë edhe atë më 14 janar kundër piligrinëve shiitë, me ç’rast ishin vrarë 53 vetë.
XS
SM
MD
LG