Ndërlidhjet

Serbi: Arrestohen të dyshuarit për vënien e zjarrit në Ambasadën e SHBA-ve


Nacionalistët serbë ia kanë vënë zjarrin Ambasadës së SHBA-ve në Beograd më 21 shkurt 2008
Nacionalistët serbë ia kanë vënë zjarrin Ambasadës së SHBA-ve në Beograd më 21 shkurt 2008
Policia e Serbisë thotë se po ndërmerr bastisje për arrestimin e së paku 14 personave të akuzuar për vënien e zjarrit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Beograd, në vitin 2008, gjatë trazirave kundër pavarësisë së Kosovës.

Prokurorja publike e Serbisë, Zagorka Dollovac, tha se policia ka filluar sot ndërmjarrjen e aksioneve në disa qytete të Serbisë, përfshirë edhe kryeqytetin Beograd, por nuk ka thënë se sa të dyshuar janë arrestuar deri tash.

Qindra protestues nacionalistë kishin depërtuar në Ambasadën amerikane më 21 shkurt të vitit 2008, në shenjë të protestës kundër mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës.

Deri tash, një person i dyshuar është paraqitur në gjykatë për sulm në ambasadë, gjatë së cilit një protestues është vrarë.
XS
SM
MD
LG