Ndërlidhjet

Në garën republikane për nominim për zgjedhjet prersidenciale këtë nëntor në Shtetet e Bashkuara, kanë mbetur vetëm tre kandidatë, pasi mbrëmë, Rik Santorum, ish senator nga Pensilvania, shpalli se e pezullon fushatën e tij me qëllim që të kalojë më tepër kohë me vajzën e tij të sëmurë 3 vjeçare, Bella, e cila është pranuar në spital gjatë fundjavës.

Zoti Santorum ishte kandidati më konservator social në garën e Partisë Republikane dhe ka fituar mbështetje në disa shtete.

Tash konsiderohet se ish guvernatori i Masaçusetsit, Mit Romni, është kandidat pothuajse i sigurt për ta fituar nominimin e Partisë Republikane, për tu ballafaquar me presidentin Barak Obama, në zgjedhjet më 6 nëntor të këtij viti.

Dy kandidatët e tjerë republikanë, Njut Gingriç dhe Ron Pol, zyrtarisht nuk janë tërhequr nga gara, por duket se e kanë të pamundshme që të arrijnë sukses në këtë garë.(f. b.)
XS
SM
MD
LG