Ndërlidhjet

SHBA e kritikojnë Rusinë për rastin Magnicki


Viktoria Nuland
Viktoria Nuland
Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar Rusinë për vendimin që të hedhen poshtë akuzat kundër një doktoreshe, që ishte e implikuar në vdekjen në burg të avokatit anti-korrupsion, Sergei Magnicki.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha mbrëmë vonë se “ne vazhdojmë tu bëjmë thirrje autoriteteve të Rusisë për të udhëhequr hetime të vërteta, për t’i ndjekur dhe dënuar ata që janë përgjegjës për vrasjen e Magnickit”.

Avokati Sergei Magnicki, vdiq në paraburgim në vitin 2009, pasi i kishte implikuar zyrtarët e lartë rusë në skema për mashtrim të qeverisë.

Atij nuk i ishte dhënë ndihma mjekësore dhe ishte rrahur para vdekjes.

Javën e kaluar, autoritetet në Rusi i kanë hedhur poshtë akuzat kundër Larisa Litvinova, mjeke në burgun Butirka në Moskë, ku ishte mbajtur Magnicki, duke u mbështetur në kufizimet juridike kohore për proceset e këtilla.

Legjislacioni, që është në proces e sipër në Shtetet e Bashkuara, pritet t’i ndëshkoj afro 60 zyrtarë rusë, të implikuar në vdekjen e avokatit Magnicki.
XS
SM
MD
LG