Ndërlidhjet

K. Veriore: Raketa po mbushet me karburant


Inxhinierët në Korenë Veriore e kontrollojnë raketën në vendin e lansimit

Inxhinierët në Korenë Veriore e kontrollojnë raketën në vendin e lansimit

Koreja Veriore thotë se e ka filluar procesin e mbushjes së raketës me karburant.

Kjo raketë e bartë një raketë tjetër për në gjithësi, por perëndimi dyshon se kjo paraqet test të raketës me rreze të gjatë veprimi.

Autoritetet e Koresë Veriore nuk u kanë thënë gazetarëve të jashtëm se kur mbushja me karburant do të përfundoj, ose eventualisht kur do të lansohet raketa.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, i ka tërhequr vërejtjen Phenianit, që të mos vazhdoj me lansim, duke thënë se “do të jetë kërcënim dirket për sigurinë rajonale”.

Ambasadorja amerikane në OKB, Sjuzën Rajs, tha se Këshilli i Sigurimit është pajtuar se Pheniani po planifikonte “akt provokues”, që do ta izoloj edhe më tepër ndërkombëtarisht Korenë Veriore.
XS
SM
MD
LG