Ndërlidhjet

Qytetarët në Mitrovicë kërkojnë veprim urgjent


Shtëpia në veri të Mitrovicës ku u vra Selver Haradinaj

Shtëpia në veri të Mitrovicës ku u vra Selver Haradinaj

Qytetarët shqiptarë dhe ata të komuniteteve joserbe në veri të Mitrovicës, kërkojnë veprime urgjente të strukturave të sigurisë së Kosovës, në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i situatës, e cila është në pikën kritike, pas vrasjes së Selver Haradinajt, ka njoftuar Zyra për informim e Komunës së Mitrovicës.

Këto kërkesa të përfaqësuesve të banorëve shqiptarë dhe boshnjakë, që jetojnë në veri, janë shtruar sot në takimin e Komitetit të Sigurisë së Komunës së Mitrovicës.

Mëtutje, në njoftim theksohet se ata janë shprehur mjaft kritik ndaj autoriteteve ndërkombëtare në Kosovë, e sidomos ndaj EULEKS-it dhe KFOR-it për mosveprim në veri.

Florent Azemi, shqiptar nga Lagja e Boshnjakëve, tha shkurt “na mbroni ose do të vetëmbrohemi”.

Udhëheqës të Komunës së Mitrovicës i kanë mbështetur kërkesat e banorëve në pjesën veriore.

Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, tha se duhet vendosmëri e strukturave të sigurisë për izolimin e grupeve kriminale në pjesën veriore.

“Duhet të veprohet, meqë situta do të dalë jashtë kontrollit”, tha zoti Kastrati, theksohet në njoftimin e zyrës për informim të Komunës së Mitrovicës.
XS
SM
MD
LG