Ndërlidhjet

Ambasada amerikane i mirëpret arrestimet, por kërkohet më tepër


Ambasada e SHBA-ve në Beograd një ditë pasi i ishte vënë zjarri dhe ishte sulmuar
Ambasada e SHBA-ve në Beograd një ditë pasi i ishte vënë zjarri dhe ishte sulmuar
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi e ka mirëpritur “aksionin e ndërmarrë për sjelljen para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës” për sulm, por, poashtu, ka kërkuar aksion juridik edhe ndaj zyrtarëve që i inspiruan trazirat.

Mëtutje, në një kumtesë të Ambasadës amerikane në Beograd theksohet se “është me rëndësi që të ushtrohet drejtësia, jo vetëm kundër atyre që morën pjesë në sulm, por poashtu edhe kundër atyre në autoritet, që e urdhëruan ose e mbështetën këtë shkelje të jashtëzakonshme të së drejtës ndërkombëtare dhe vendëse”.

Këto komente u bënë, pasi policia e Serbisë ka njoftuar se i ka arrestuar nëntë vetë të akuzuar për vënien e zjarrit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Beograd, në vitin 2008, gjatë trazirave kundër pavarësisë së Kosovës.

Autoritetet thonë se janë në kërkim të edhe pesë të dyshuarve të tjerë.

Qindra protestues nacionalistë e patën shkatërruar dhe ndezur Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Beograd, më 21 shkurt të vitit 2008, në shenjë të zemërimit për mbështetjen e Uashingtonit për pavarësinë e Kosovës.

Kundër një të dyshuari po zhvillohet procesi gjyqësor për pjesëmarrje në sulm, nga i cili u vra një protestues.

Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me 12 vjet burgim.
XS
SM
MD
LG