Ndërlidhjet

Jemen: 30 të vrarë në përleshjet në jug


Ilustrim
Ilustrim
Afro 30 vetë janë vrarë sot ditën e tretë të luftimeve ndërmjet trupave qeveritare dhe militantëve në pjesën jugore të Jemenit.

Zyrtarët thanë se së paku 25 prej të vrarëve janë militantë të al-Kaidës.

Prej të hënës në përleshjet rreth qytetit Lavdar në provincën jugore Abjan, janë vrarë më se 150 vetë.

Luftimet filluan kur militantët e sulmuan një kam ushtarak në këtë terriror.

Gjatë një viti të trazirave në Jemen, nga të cilat përfundimisht në shkurt nga pushteti u largua presidenti Ali Abdullah Saleh, militantët e ndërlidhur me al-Kaidën e patën marrë kontrollin në jug të këtij vendi.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre rajonalë kanë shqetësime se Jemeni po bëhet front kryesor në luftën kundër rrjetit terrorist.
XS
SM
MD
LG