Ndërlidhjet

Irani ofron nisma të reja në bisedimet atomike


Shefi i ekipit negociator të Iranit Said Xhalili

Shefi i ekipit negociator të Iranit Said Xhalili

Irani thotë se do të paraqes propozime të reja gjatë bisedimeve të ardhshme bërthamore me fuqitë borëtore në Stamboll.

Mediat e Iranit i transmetojnë fjalët e shefit të ekipit negociator të Iranit, Said Xhalili, se pala iraniane “do të ketë nisma të reja”, gjatë bisedimeve më 14 prill.

Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me këto paralajmërime për nisma të reja.

Xhalili, mëtutje, u ka tërhequr vërejtjen vendeve perëndimore, që marrin pjesë në këtë takim, që të mos përdorin “fjalor të kërcënimit dhe të presionit”.

Bisedimet ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore – Britanisë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara – kanë për qëllim zgjidhjen e mospajtimeve lidhur me programin atomik iranian të kontestuar.

Teherani i ka hedhur poshtë akuzat e perëndimit se po planifikon zhvillimin e armatimit atomik, duke theksuar se programi i tij bërthamor shërben vetëm për qëllime civile.
XS
SM
MD
LG