Ndërlidhjet

Jahjaga ndihmon familjen Haradinaj


Vendi ku ka shpërthyer bomba, e cila la të vrarë, Selver Haradinajn, Mitrovicë, 8 prill, 2012

Vendi ku ka shpërthyer bomba, e cila la të vrarë, Selver Haradinajn, Mitrovicë, 8 prill, 2012

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga ka ndarë pesë mijë euro nga fondi i Zyrës së Presidentes për të ndihmuar familjen Haradinaj nga Mitrovica, thuhet në një njoftim të kabinetit të Presidentes së Kosovës.

Familja Haradinaj humbi kryefamiljarin e saj Selver Haradinaj në sulmin me mjet shpërthyes, në banesën e tij private, në lagjen e Tre Rrokaqiejve në Mitrovicë.

Ende askush nuk është arrestuar për sulmin, në të cilin u lënduan edhe bashkëshortja dhe fëmijët e Selver Haradinajt.

Autoritetet e rendit dhe të drejtësisë e kanë cilësuar sulmin si akt terrorist.
XS
SM
MD
LG