Ndërlidhjet

Nuk deklarojnë pasurinë 261 zyrtarë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit ka deklaruar se më shumë se 91 për qind e zyrtarëve të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë e tyre te kjo agjenci.

Megjithatë, janë 261 zyrtarë publikë, që sipas agjencisë, nuk e kanë bërë një gjë të tillë, që është obligative sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë.

“Sipas këtij ligji numri i zyrtarëve të lartë publik të cilët kanë pasur për obligim ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit ka qenë 3657. Nga ky numër i tërësishëm obligimin ligjor e kanë përmbushur 3354 ose 91.71%, ndërsa numri i atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë është 261 zyrtarë të lartë publikë”, thuhet në njoftimin për media të AKK-së.
XS
SM
MD
LG