Ndërlidhjet

Anan: Damasku ndëpret aksionet të enjten


I dërguari ndërkombëtar në Siri, Kofi Anan
I dërguari ndërkombëtar në Siri, Kofi Anan
I dërguari ndërkombëtar Kofi Anan tha se Damasku e ka informuar atë se do të ndalojë të gjitha aksionet ushtarake të enjten në orën 6 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Por, qeveria siriane tha se ruan të drejtën për t’iu përgjigjur çdo sulmi të forcave kryengritëse.

Njoftimi vjen derisa aktivistët sirianë thanë se sulmet e forcave qeveritare kanë vrarë të paktën 12 persona të mërkurën.

Anan i ka apeluar aleatit kryesor te Sirisë, Iranit, që ta mbështesë planin e tij për t’i dhënë fund dhunës në Siri, duke thënë se “çdo militarizim tjetër i konfliktit do të jetë shkatërrues”.

Anan ka bërë këto komente para gazetarëve pas takimit me ministrin e jashtëm iranian Ali Akbar Salehi në Teheran.

Salehi tha se presidenti sirian Bashar al-Asadi duhet të mbetet në pushtet, pavarësisht se çfraë drejtimi merr konflikti sirian.
XS
SM
MD
LG